Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një person
Një person është plagosur me armë zjarri në Gjakovë.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se personi i plagosur është i moshës madhore.
Elezaj ka njoftuar tashmë viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht policia është duke ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit si dhe kapjen e të dyshuarit.” – ka thënë Elezaj.