Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, Policia nis hetimet
Dje është gjetur pa shënja jete një person në Prishtinë, saktësisht në lagjën Lakrishtë.
Siç thuhet në raportin e Policisë së kosovës, lidhur me këtë rast, ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndonëse thuhet se edhe njesitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Policia bënë të ditur se turpi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lagjja Lakërishtë, Prishtinë 05.01.2023 – 20:40. Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Poashtu njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.