Gazetari Seferi: Megjithatë politikën më premtuese e ka pas ai tipi me Miss gjyshja - NACIONALE

Gazetari Seferi: Megjithatë politikën më premtuese e ka pas ai tipi me Miss gjyshja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Idro Seferi ka ironizuar me situatën aktuale politike në vend, duke thënë se më premtues ka qënë premtimi për “miss gjyshën”.

Seferi ka thënë se premtimi i ish-kandidati për kryetar të Ferizajt njëherit deputetit të Vetëvendosjes, Valon Ramadani për shpalljen e “miss gjyshës”, ka qenë gjëja më inovative që ka dëgjuar vitet e fundit.

Megjithate politiken me premtuese e ka pas ai tipi me Miss gjyshja edhe ka qene gjeja me inovative qe e kam degju keto vite”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se propozimi i Ramadanit të VV-së, ishte bërë cak i talljeve dhe meme-ve të ndryshme në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme