Gazetari Kelmendi: Kurrë më shumë importe nga Serbia s'kemi pasur, kuqezi i kemi veç fjalët
Gazetari, Adriatik Kelmendi, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka folur për importet e Serbisë në Kosovë, duke thënë se kuqezi jemi veç me fjalë.
Kelmendi ka thënë se shifrat e importeve nga Serbia kurrë nuk kanë qenë më të larta dhe se ne kuqezi duhet të jemi me veprime e sjellje dhe jo vetëm me fjalë.
“Kështu që kuqezi është vetëdija, veprimi, sjellja jonë, jo vetëm fjalët dhe urimet që lëshohen me lehtësi nën ngazëllimin e festave.”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Kujtojmë se sot në Kosovë festohet Dita e Flamurit.
Shkrimi i plotë:
Kurrë më shumë importe nga Serbia se sa tash.
Që i bie kurrë më shumë Kosova nuk ka blerë dhe përdorur produkte nga Serbia.
Nëse nuk do të përdoreshin, nuk do të kishte nevojë të importoheshin.
Kështu që kuqezi është vetëdija, veprimi, sjellja jonë, jo vetëm fjalët dhe urimet që lëshohen me lehtësi nën ngazëllimin e festave.
Urime 28 Nëntori!
