Gastronomia e mirëpret vendimin e Qeverisë për ujin, thonë se gjithnjë ua servuan atë klientëve - NACIONALE

Gastronomia e mirëpret vendimin e Qeverisë për ujin, thonë se gjithnjë ua servuan atë klientëve

4 vjet më parë

nga Halim Kafexholli

Uji i pijshëm u bë dje temë diskutimi në opinionin publik. Qeveria e Kosovës ua ka bërë obligative lokalave të gastronomisë që të mos privojnë klientet e tyre nga uji i pijshëm nga rubineti në rast se furnizohen nga ujësjellsi publik.

Megjithatë, në shumë lokale në kryeqytet, kafja vazhdon të shoqërohet edhe me nga një gotë ujë.

Poshtë zyrës së redaksisë të gazetës Nacionale, në një përimeter relativisht të afërt ndodhën disa kafene, të cilat ishim kurreshtar t’i pyesim se si e mirëpresin vendimin e qeverisë për detyrim të furnizimit me ujë nga çezma.

Riad Shaqir, kamarier në bar-restaurantin “Shijo Shqip” thotë se vendimi i qeverisë për lokalin ku ai punon nuk është diçka suprizuese, sepse, siç tregon ai, në lokalin që numëron afër 50 tavolina uji na çezma vazhdimisht shërbehet.

Ujin edhe me akull e shërbejna, se nuk është i ftoftë shumë.. Asnjë kafe nuk e shërbejna pa ujë”, thotë Riadi.

Ky shërbim thotë që ekziston që një vit, prej se është ndërruar pronari i këtij lokali.

Prej 1 korrikut deri qitash do me thanë, gjithë ujë shërbejna, prej që u ardhë pronari I ri. Ma herët nuk është shërby mirëpo tash shërbehet”, më thotë Riadi, që disi mendon që po i marr me dyshim përgjigjet e tij.

Hajde ti pi kafe kur t’dush, qatë ditë që t’vjen pa ujë, mos paguaj”, thotë djaloshi nga Vushtrria.

Përballë vendit ku punon Riadi, gjendet kafeneja tjetër e quajtur “Frame”. Aulon Aliu, kamarieri i këtij lokali, më ofron një gotë ujë, me të marrur vesh arsyen pse iu afrova.

Edhe ky lokal, sikurse ai i “Shijo Shqip”, ofron ujë nga rubineti për klientet e tyre.

Po shërbejmë ujë, vazhdimisht. Mirë që qeveria e ka marrë këtë vendim, por nuk besoj që ka shumë lokale në Prishtinë që nuk shërbejnë ujë”, thotë Auloni, të cilën e pyes me shaka nëse shqiptarët pijnë ujë shumë.

Auu, ka që me një ekspreso t’i lyp tri gota ujë”, thotë me shaka ai.

Mirëpo, sipas tij, institucionet duhet të kujdesën që ujësjellsi publik të jetë i pijshëm, pasi që sipas tij, ujë që ata shërbejnë, është i pijshëm, mirëpo përbënë klor.

Uji pihet, por ka klor goxha, por është i pijshëm”, thotë ai.

Pak metra nga keto dy kafene, banakier në lokalin “Lily’s” punon Betimi. Të cilit i kërkova një gotë ujë, para se të më tregoj mendimin e tij për vendimin e qeverisë.

Edhe në këtë lokal, njejtë sikurse ata paraprak, uji u vazhdonte të shërbehej për klientët që porosisnin kafe.

K’ta kanë shërby gjithë ujë”, thotë Betimi, referuar pronarëve të lokalit.

Sipas tij, edhe shërbimi me ujë ka njëfarë kosto për lokalet meqenëse duhet paguar faturat për konsumin e ujit.

Betimi thotë se, të ishte për të, pasdite nuk do ta shërbente ujin, pasi që gastronomët duhet të fitojnë edhe përmes shitjes së ujit.

T’ishte për mua, unë do të shërbeja ujë vetëm paradite, pasi që në këtë kohë kërkohen kafet më shumë. Kurse pasdite do të duhej që uji me u shërby me pagesë, pasi që edhe për gastronomët ka një kosto nëse nuk shitet uji”, mendon ai.

Për këtë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, theksoi edhe rregullat që duhet të zbatojnë objektet e gastronomisë.

Megjithatë, këtë vendim të qeverisë ku obligon bizneset për të shërbyer klientët, nga rubineti me ujë të pijshëm e ka pritur edhe Shoqata e Gastronomëve.

Petrit Kllokoqi nga kjo shoqatë, ka thënë për Klan Kosovën, se për këtë IKSHPK duhet t’i sigurojë me analiza laboratorike nëse uji që u shërbehet qytetarëve është i pijshëm.

Për këtë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, theksoi edhe rregullat që duhet të zbatojnë objektet e gastronomisë.

Me qëllim të vendosjes së standardeve të cilësive të ujit të destinuar për konsum njerëzor dhe në mënyrë që të mbrohet shëndeti i njeriut nga efektet negative të ndotjes së ujit të destinuara për konsum për njerëzor. Në rastet kur objekti i gastronomisë furnizohet me ujë nga ujësjellësit publikë, pronarët e bizneseve e nuk mund të ndalojnë klientët të shërbehen me ujë rubineti”, theksoi Latifi në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Lajme të ngjashme