Fiton Kosova, humbë Kurti: Analist Sadiku e thotë ndoshta pa dashje se interesi i Kosovës është i kundërt me atë të kryeministrit
Inxhinieri dhe analisti Ermal Sadiku ka bërë një koment të shkurtër në lidhje me zhvillimet e fundit politike sa i përket dialogut të Kosovës me Serbinë.
Sadiku konsideron që politikat e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian janë tashmë në linjë të njëjtë dhe ky përbën një lajm të mirë për Kosovën.
“Kosova e ka momentin më të mirë në 13 vitet e fundit që ta shfrytëzojë për të përparu në konsolidimin e shtetësisë së saj,” – komenton z. Sadiku.
Por, ai s’ndalet me kaq.
Analisti pretendon se një gjë e tillë nënkupton se edhe pse përfiton Kosova, kryeministri Kurti “humbë si politikan”.
Në fakt, interesat e kryeministrit dhe të shtetit nuk do të duhej të ishin të ndara e aq më pak të largëta siç interpreton analisti që ka mbështetur Vetëvendosjen tash e një kohë.
Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:
Qe nga mandati i pare i Obama, politikat e SHBAs dhe Evropes asnjehere nuk kane qene ne linje te njejte. Tash me luften ne Ukraine, kjo ka ndryshu. Tash kemi nje Evrope te frikesuar e nje SHBA qe kthehet fuqishem ne Ballkan. Largimi i Serbise nga Rusia eshte qellimi kryesor i aleances.
Kosova e ka momentin me te mire ne 13 vitet e fundit ta shfrytezoj kete moment per te perparu ne konsolidimin e shtetesise se saj.
Albini ne anen tjeter eshte ne udhekryq. Nese pranon marreveshjen (keshillat e SHBAse), fiton Kosova e humb ai si politikan. Nese nuk e pranon marreveshjen, humb Kosova e fiton ai si politikan.
