Familjarët thonë se e dyshuara pasi vrau 45-vjeçarin, mori peng gruan e axhës – motivet nuk dihen
PËRDITËSIM: Ka vdekur edhe e dyshuara për vrasjen në Majac. Bilanci i kësaj tragjedie shkon në 3 viktima.
Vrasja e dyfishtë që ndodhi në Majac të Podujevës, vazhdon të ngjallë shumë reagime.
E dyshuara që e vrau një burrë rreth 45-vjear dhe një grua mbi 70-vjeçare, po vazhdon trajtimin në QKUK, pasi kishte tentuar vetëvrasjen.
Në kushte anonimiteti, për mediat, ka folur një familjar.
Siç raporton gazetarja e Nacionales, Besarta Hoti, nga vendi i ngjarjes, familjari se pas vrasjes së 45-vjeçarit, e dyshuara ka hyrë në shtëpinë e viktimës 73-vjeçare, ku dyshohet se e ka marrë atë peng.
Sipas tyre, në momentin kur 73-vjeçarja është mbajtur brenda në shtëpi, aty ka qenë edhe reja e saj bashkë me fëmijët, ndërsa, sipas familjarit, reja aktualisht ndodhet në gjendje shoku.
73-vjeçarja është gruaja e axhës së të dyshuarës 31-vjeçare, por familjarët kanë thënë se dy familjet kishin raporte shumë të mira.
Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se motivi për këtë ngjarje ende nuk dihet.
“Menjëherë pas pranimit të informatave, Policia e Kosovës dhe ekipet e tjera hetimore, së bashku me Prokurorin e shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të para hetimore. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është sekuestruar një armë zjarri, dhe disa gëzhoja, si dhe disa prova të tjera matriale relevante për rastin. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Insititutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë. Aktualisht, sipas hetimeve preliminare, motivi i këtij rasti ende nuk është i njohur. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, është duke zhvilluar hetimet intensive për ndriçimin e plotë të këtij rasti tragjik”, thuhet në njoftim.
Komunikata e Policisë për ngjarjen:
Podujevë / 22.03.2026 – 18:40. Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Majac të komunës së Podujevës, dyshohet që një person i cili gjendet në një veturë është pa shenja jete. Njësitë relevante policore, njësia e hetimeve dhe forenzika menjëherë janë angazhuar dhe kan dalur në vendin e ngjarjes për tu marrë me rastin. Po ashtu janë njoftuar edhe prokurori kompetent dhe ekipet mjekësore të cilët kan dalur në vendin e ngjarjes.
Bazuar në informacionet dhe hetimet fillestare, në vendin e ngjarjes është hasur vetura (VW) ngjyrë e bardhë me targa lokale (01), e cila është verifikuar dhe ka dalur në pronësi të një personi mashkull kosovar nga Obiliqi. Nga ekipa mjeksore është konstatuar se personi mashkull kosovar i hasur në automjet është pa shenja jete.
Referuar veprimeve dhe hetimeve intensive, është siguruar informacioni se, dyshohet që një person i gjinisë femërore është brenda në një shtëpi, posedon armë zjarri dhe nuk pranon të komunikojë me askënd, e cila paraqet rrezik jete për vetën e saj dhe për të tjerët.
Referuar situatës, janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtët për ndërmjetësim, të cilët kanë intervenuar brenda në shtëpi duke vënë situatën nën kontroll, ku dy persona të gjinis femërore janë gjetur brenda, të cilat dyshohet se kanë plagë të rënda, por janë me shenja jete. Nga njësia emergjente iu është dhënë tretmani mjekësor, dhe pastaj të njëjtat nën mbikëqyrjen mjekësore dhe policore janë dërguar në qendrën spitalore.
Ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes.
Shtese:
Me date 23.03.2026 rreth orës 03:35 është raportuar se viktima femër kosovar ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Ne lidhje me këtë është njoftuar Prokurori kompetent nga Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti të ri-cilësohet në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rëndë” dhe “Mbajtje ne Pronësi, Kontroll ose Posedim të Paautorizuar të Armeve”.