Ermal Panduri: Zot bone hajr, vizat më 2024 – tash veç me u kry magjistralja Prishtinë-Mitrovicë
Ermal Panduri, moderatori i njohur i emisionit shumë të shikuar “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka komentuar lajmin se kosovarët me shumë gjasë do të udhëtojnë më 1 janar 2024 pa viza.
Në bazë të statusit të tij, z.Panduri duket të jetë gëzuar shumë lajmit se do të liberalizohen vizat.
E pas gëzimit, të shprehur nëpërmjet thënies popullare “Zot bone hajr!”, z.Panduri është lëshuar pak në ironi, duke përmendur magjistralën Prishtinë-Mitrovicë, e cila ka vite që nuk ka përfunduar.
Postimi i plotë:
Ndryshe sot REL ka raportuar se ka një dakordim që Kosova të fitojë të drejtën e lëvizjes pa viza në Evropë në janar të 2024.