Ermal Panduri: Deputete Kollçaku, a më tregon ku është qajo frizere se po na duhet për debat?
Edhe moderatori Ermal Panduri është tallur me deklarimin e djeshëm të deputetes së VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçakut.
Mulhaxha Kollçaku dje deklaroi se një parukiere i kishte thënë se po flinte rehat pasi nuk besonte që Kurti do të bënte marrëveshje të dëmshme me Serbinë.
Kjo prodhoi tallje masive në rrjete sociale, dhe tashmë edhe Ermal Panduri i është bashkuar ‘korit’.
“Deputete Kollçaku, a me tregon ku eshte qajo frizere, se po na duhet per debat” - ka shkruar ai në Facebook.
Deputetja Kollçaku ka folur në lidhje me këto tallje duke pretenduar se po bullizohej profesioni i parukiereve.
