Elvis Hoxha sulmon Xhavit Halitin - NACIONALE

Elvis Hoxha sulmon Xhavit Halitin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, duke thënë se ai e po flet sigurtë pasi e njeh mirë krimin e organizuar në veri të vendit.

Sipas Hoxhës, krimi më i madh i Halitit dhe të tjerëve, është Zajednica apo Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Më tej Hoxha ka thënë se Haliti duhet ta kuptoja se i ka djegur institucionet në momentin kur ka lejuar krijimin e Listës Serbe dhe Zajednicën.

Përveç Hoxhës, edhe përkrahësi tjetër i VV-së, Sadri Ramabaja ka reaguar ndaj deklaratave të Halitit të PDK-së.

Shkrimi i plotë i Hoxhës:

Xhavit Haliti dhe ata që po shqetësohen për kalljen e institucioneve po flasin shumë të sigurtë. Ata po na lënë të kuptojmë se e njohin mirë gjendjen në veri dhe fuqinë e krimit të organizuar atje. Kanë qenë për dy dekada në pushtet dhe po e pranojnë se i kanë lejuar krimit të fuqizohet. Nga ana tjetër pa asnjë turp premtonin në zgjedhje se do t'i zhbënin strukturat paralele. Ndërkohë që takonin në zyra e jahte kriminelët, policët dhe qytetarët shqiptarë i linin pa mbrojtje.

Krimi më i madh i Xhavitit me shokë është se pranuan t'u japin territor nën administrim strukturave paralele të Serbisë: Zajednicën.

Xhaviti nuk e kupton se i ka kall institucionet sa ka mundur me lejimin e krijimit të Listës serbe dhe mbështetjen që po i bën Zajednicës ai dhe partitë e regjimit.

Lajme të ngjashme