Eksperti i sigurisë: Ne Serbi falsifikohet videoja e sulmit ndaj të moshuarës në Pejë, pretendojnë se e dhunuara është serbe
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka publikuar disa fotografi “Screenshot”, për të cilat thotë se tregojnq që në Serbi po falsikojnë pamjet e sulmit të sotëm ndaj të moshuarës në Pejë, duke pretenduar se ajo është serbe.
Musliu përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se ky është shembull i luftës hibride serbo-ruse.
“Pas kercenimeve me pranine e ushtrise se Serbise ne kufi me Kosoven; pas sabotimit te policeve serbe te Policise se Kosoves per t'i kryer detyrat shteterore sipas hierarkise (ne prani te eksponenteve te Listes Serbe), tash na del edhe elementi dezinformues ne shesh”, ka shkruar ai.
Sipas ekspertit të sigurisë, ky rast tregon shembull të “makierisë së luftës speciale të Beogradit”.
“Se dezinformimi me nje fatkeqesit te ketij lloji, duket se eshte i organizuar nga struktura te sigurise se Serbise, eshte edhe fakti se shperndarja e kesaj videoje eshte shume e shpejte dhe masive. Sigurisht jane angazhuar botët (robotët elektronikë) të Vuçiqit, te cilet jane me dhjetera mijera. Nga kjo le ta nxjerrim si shoqeri nje mesim se, sahere del nej video e ketij lloji, Serbia, sipas modelit rus, falsifikon faktet”, ka thënë tutje ai.
SHEMBULL I LUFTËS HIBRIDE SERBO-RUSE - FALSIFIKOHET VIDEO QE TRONDITI KOSOVEN Lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosoves...
Posted by Agim Musliu on Wednesday, November 2, 2022
Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.
Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.
Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.
Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.
Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.
