E tmerrshme: Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

E tmerrshme: Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë veç brenda 24 orëve.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Podujevë / 08.04.2025 – 18:00. Raportohet se bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike, psikike dhe kanosje viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar : një armë zjarri-pistoletë me 50 copë fishekë dhe një sprej. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë / 08.04.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë / 08.04.2025 – 13:30. Është raportuar se djali i cili vuan nga probleme shëndetësore psikike si dhe është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht shkakton probleme në familje duke i kanosur anëtarët e familjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit është dërguar për shërim në klinikën psikiatrike.

· Podujevë / 31.03.2025 – 04:25. Me 08.04.2025 në Urgjencën e Psikiatrisë Prishtinë është intervistuar viktima femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Kaçanik / 08.04.2025 – 19:30. Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij (dyshohet me probleme mendore) të dyshuarin mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmoj fizikisht nënën e tij. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari –djali është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 08.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 08.04.2025 – 23:20. Me 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën është duke bashkëjetuar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Lajme të ngjashme