E FUNDIT: Nga 30 ditë paraburgim për tri infermieret e përfshira në keqtrajtimin e gruas së moshuar
Gjykata Themelore në Pejë, ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve tri infermiereve të cilat dyshohen se kanë keqtrajtuar fizikisht një grua në Qendrën për të Moshuar në Pejë.
Dje ishin publikuar pamjet ku shihej e dyshuara kryesore Aurona Pelaj, teksa e godiste në fytyrë dhe në pjesën e barkut një grua të moshuar 70 vjeçare.
Po ashtu aty shihet edhe një tjetër infermiere duke qeshur dhe duke qëndruar indiferente ndaj dhunës që shkaktohej ndaj gruas. Kurse tjetra ishte duke e gjiruar atë që ndodhte.
Prokuroria ndërkaq, ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për të tri infermieret e dyshuara. Ndërkaq avokatët e tyre nuk kanë pranuar të flasin për media.