Dyshohet për dhunim në Gjakovë: Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje një i dyshuar
Në Gjakovë është arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Njoftimi:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.