Dërguti i drejtohet Kurtit: Nëse je i dënuar me formë të prerë, nuk mund të bëhesh as prokuror - NACIONALE

Dërguti i drejtohet Kurtit: Nëse je i dënuar me formë të prerë, nuk mund të bëhesh as prokuror

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deptuetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti, se do të ishte më mirë të bëhet Kryeprokuror.

Dërguti ia ka kujtuar Kurtit se duke qenë i dënuar me formë të prerë, nuk mund të bëhesh as prokuror në nivele të ulëta, lëre më Kryeprokuror.

POSTIMI:

Sipas ligjit aktual në fuqi, nëse dikush është dënuar me aktgjykim të formës së prerë, nuk mund të bëhet as prokuror i nivelit më të ultë e lëre më Kryeprokuror. Ndërkaq, kryeministër bëhesh edhe nëse je i dënuar për vepra të rënda penale.

Politika toleron gjithçka, drejtësia jo!

Lajme të ngjashme