Deputeti Meta: Edhe sa ministra të shëndetësisë duhet të ndërrohen që pozicioni t'i takojë Guxo-s?
Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, ka reaguar pas dorëheqjes se ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi.
Ky i fundit ka kërkuar që ky post t’i takojë Listës Guxo.
“Edhe sa Ministra te Shendetesise duhet te nderrohen, qe ky pozicion ne fund ti takoj GUXOs !?” - ka shkruar Meta.
Ndër emrat e përmendur për këtë post ka qenë edhe deputeti tjetër i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, por që i njëjti ka qenë i paqasshëm.
Rifat Latifi në letrën e dorëheqjes së tij, ka thënë se këtë e ka bërë pas disa reflektimeve me veten.
Në anën tjetër, vlen të theksohet që deputeti Meta kishte qenë kritik edhe ndaj ish ministrin Arben Vitia.
