Deputeti i VV-së për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë: "Infermierëve pos burgut duhet me jau marrë edhe fytyrën" - NACIONALE

Deputeti i VV-së për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë: "Infermierëve pos burgut duhet me jau marrë edhe fytyrën"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, ka reaguar pas rastiti ku një infermiere sulmoi fizikisht një grua të moshuar në Pejë.

Ai ka thënë se përveç burgut për të, infermierës që shihet në video duke sulmuar të moshuarën “duhet më ua marrë fytyrën”.

Qe moti kohë nuk kam parë video që më ka ngjallur neveri e dhimbje sa kjo ku rrahet një e moshuar në Pejë. I shqetësuar tej mase se si me këtë krim qeshej, dhe i njëjti xhirohej. Shumë kriminelë me një vend. Me ushtru dhunë mbi një të moshuar, tregon sa i ligë dhe i poshtër je. Përveç burgut, duhet me ua marrë fytyrën këtyre krijesave të quajtura njeri.”, ka shkruar ai në Facebook.

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar të mërkurën nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet.

Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.

Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme