Deliu-Kodra: Vendimet e kësaj qeverie ndaj grevistëve janë skandaloze dhe u ngjajnë ish-sistemeve - NACIONALE

Deliu-Kodra: Vendimet e kësaj qeverie ndaj grevistëve janë skandaloze dhe u ngjajnë ish-sistemeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i ka quajtur skandaloze vendimet e qeverisë kundër grevistëve.

Deliu-Kodra ka thënë se këto vendime nuk i ngjajnë një shteti demokratik dhe se vetëm ish-sistemet kanë penguar grevat.

Kur jemi te grevat, Vetëvendosja sa ishte në opozitë mbështeste hapur ato. Sot në pushtet, vendimet e kësaj qeverie ndaj grevistëve janë skandaloze dhe nuk i ngjajnë aspak një shteti demokratik. Vetëm ish sistemet kanë penguar kërkesat e punëtorëve për mirëqenie më të lartë, pagë opimale e siguri në punë. Greva është e drejtë e garantuar me ligj!”, ka shkruar ajo.

Përndryshe greva ka filluar sot dhe do të vazhdojë deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Lajme të ngjashme