BTC Plani "Higher Time Frame"
Çmimi i BTC prej datës 10 nëntor 2021, kur preku në pikën më të lartë të çmimit të tij të të gjitha kohërave, saktësisht 69.000$, deri në ditët e sotme ka pasur një rënie të vazhdueshme.
Gjatë kësaj kohe çmimi ka lëvizur nëpër range apo zona të ndryshme, duke formuar edhe patterna me lëvizjet e çmimit.
Nëse shohim në chart, gjatë lëvizjeve jemi duke u përballur me një rezistencë të fuqishme në çmimin: 46,000$, ku çmimi sa herë është afër kësaj pike, refuzohet radhazi.
Në anën tjetër kemi pikën më të ulët të vitit 2022, e që është më 24 janar, ku çmimi ka qenë: 32917$
Çfarë kuptojmë nga këto lëvizje dhe nga këto pika, është se momentalisht ne gjindemi në një zonë të lëvizjeve që nuk kanë ngritje të mëdha parabolike, e as rënie, pra gjindemi në një zone ku më së shumti BTC tregtohet me Futures, dhe se çmimi lëviz mes disa çmimeve jo shumë të largëta mes veti.
Pra jemi duke lëvizur një kohë të gjatë nga çmimi 33000$, deri te 42800$.
https://www.tradingview.com/x/pRbv9XO4/
Çmimi hapës i vitit 2022 është 46208$, dhe pikërisht aty kemi rezistencë të madhe, çka nuk na lejon që të kemi një cikël rritjesh parabolike apo edhe një bull run.
Teknikisht, çdo thyerje e rezistencës mbi 46000$ na jep shpresë për një market të mirë dhe një cikël të gjatë rritjesh të çmimeve, dhe ndoshta edhe një ATH (All time high) të $BTC.
Ndërsa çdo rënie nga supporti që e kemi në 32000$, dhe shndërrimi i saj në rezistencë, do të ishte kapitullim për marketin e cryptovalutave, dhe do të hynim në një bear market.
Nëse shohim në LTF (Lower Time Frames) Intervale kohore të ulëta, atëherë shohim këtë range të zonave që po lëviz çmimi, dhe se zona e supportit ka qenë mjaft e fortë dhe presim që ajo të qëndrojë e tillë.
https://www.tradingview.com/x/POA94Jpe/
Në analizen tonë teknike, ne e kemi shfaqur një pattern që ndryshe quhet Double Bottom Pattern, kur çmimi prek një pikë të caktuar dy herë në periudha të ndryshme, e që është Bullish dhe është nje skenar i mirë për lëvizjen e tregut.
Krahas këtij patterni, po ashtu kemi edhe disa zona që janë zona kyçe dhe ndihmojnë në përafrimin e analizës.
-Zona e parë me rëndësi është ajo në 34,600$ që duhët ta ruajë $BTC si support gjatë lëvizjeve të ardhshme.
-Zonë tjetër që ndryshe e kemi quajtur edhe si “BULLS LAST HOPIUM” është shpresa e fundit e personave që presin që BTC të vazhdojë me një trend ngritës të cmimit, është çmimi 32-33k.
Pastaj i kemi zonat ku çmimi lëviz nëpër këto pika kohëve të fundit, prej 38,000$ deri në 39,265$, ku gjejnë hapësirë Future Traders për hyrjet e tyre, dhe në fund kemi zonën 46,200$ që është e nevojshmë të kalojë çmimi mbi atë pikë, në mënyrë që të kemi një market, me fitime dhe çmime të mëdha.
Në anën tjetër, për një market të keq dhe një kapitullim të marketit për një kohë të gjatë, do të ishte humbja e supportit të cmimit 32,000$.
Kjo është sa i përket analizës teknike me çmimet dhe lëvizjet që po ndodhin dhe pritet të ndodhin.
A është kohë e duhur per investime?
Aktualisht me zhvillimet e fundit dhe faktorët qe po ndikojnë direkt në treg, nuk e shohim si kohë të duhur për të investuar, pasi që përpos luftës në Ukrainë që i goditi të gjitha marketet digjitale, lajmet e fundit që i kemi gjatë muajit mars, si Consumer Price Index, dhe Interest Rates, pritet të jenë negative për botën e cryptos.
Dhe në këto raste, nuk e shohim kohën e duhur për të bërë investime.
Kur do të ishte koha e duhur për investime?
Në analizën tonë, zonën më të ulët të mundur gjatë kësaj kohe, e shohim mes çmimeve 34,600$-33,000$, dhe pikërisht kjo do të ishte mundësia dhe koha më e mirë për të investuar, pasi që prej kësaj pike, presim që çmimi të levizë tutje lart.
Pikë tjetër që do të ishtë kohë e mirë e investimit, do të ishtë kthimi i zonës së Rezistences në Support, tek çmimi 46000$, ku edhe e kemi hapjen vjetore në atë çmim.