BSPK përkrah vendimin e Kryesisë së Re të KEK-ut për protesë - NACIONALE

BSPK përkrah vendimin e Kryesisë së Re të KEK-ut për protesë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Re e KEK-ut metë jënën e kësaj jave pati paralajmëruar se do të mbajnë protestë me datën 16 mars 2023, para zyrave të KEK-ut në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga kjo sindikatë kanë thënë se qëllimi i kësaj proteste është ngritja e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut.

BSPK, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se e përkrah fuqishëm vendimin e Kryesisë së Re të KEK-ut.

"Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përkrah fuqishëm vendimin e Kryesisë së SR KEK-ut për protestën e 16 marsit 2023, ku punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës do të kërkojnë rritjen e pagave për të gjithë punëtorët e KEK-ut".

Lajme të ngjashme