Boiken Abazi: Beogradi e Lista Serbe e ka kuptuar që s’janë të pazëvendësueshëm në Kosovë
Boiken Abazi, aktivist i LVV-së e pjesë e Kryesisë të kësaj partie, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar betimin e 9 deputetëve të rinj të Listës Serbe.
Betimin e tyre, ai e ka interpretuar si një realizim i Beogradit e Listës Serbe se ata tashmë nuk janë të pazëvendësueshëm.
“Deputetët në radhë të "Listës Serbe" në Kuvendin e Republikës së Kosovës morën mandatet që më herët kolegët e tyre i lanë në formë presioni. Pse? Beogradi zyrtar dhe "Lista Serbe" kuptuan që nuk janë të pazëvendësueshëm në Kosovë...”, shkroi z.Abazi, që herë pas here merret edhe me përkthime të poezive shqiptare nga shqipja në anglishte.
Kujtojmë që dje Lista Serbe dërgoi 9 deputetë të rinj për t’u betuar në Kuvend, pasi kohë më parë 10 deptuetë të kësaj partie dhanë dorëheqje si shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për targat.
Këtë betim, Lista Serbe tha se e bëri si vendim strategjik për të penguar kryeministrin Albin Kurti të ndryshojë Kushtetutën e Kosovës.

