Baraliu për targat: Qytetarë serbë nuk janë mish për top sa për të sforcuar rendin dhe ligjin që qeveria nuk ka kapacitet ta arrij - NACIONALE

Baraliu për targat: Qytetarë serbë nuk janë mish për top sa për të sforcuar rendin dhe ligjin që qeveria nuk ka kapacitet ta arrij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu, ka thënë se Qeveria duhet të grantojë siguri për serbët në veri dhe pastaj të kërkoj nga ta zbatimin e ligjit.

Baraliu në një shkrim në Facebook, ka thënë se nëse qeveria nuk ndalon krimin e organizuar dhe vandalizmin nuk mund të kërkojë zbatim të ligjit si për çështjen e targave.

Më tej, ai ka thënë se qytetarët serbë “nuk janë mish për top sa për të sforcuar rendin dhe ligjin që qeveria nuk ka kapacitet ta arrij.”.

Shkrimi i tij:

Nëse qeveria nuk është në gjendje të parandaloj vandalizmin dhe krimin e organizuar kundër konformistëve potencialë në veri të Kosovës, atëherë ajo nuk ka të drejtë t'u kërkojë qytetarëve zbatimin e ligjit. Së pari duhet garantuar siguria dhe më pas qeveria poashtu ka obligim të sqaroj kompensimin e dëmit në rast të vandalizmi apo dhunës.

Përndryshe, qytetarët serb nuk janë mish për top sa për të sforcuar rendin dhe ligjin që qeveria nuk ka kapacitet ta arrij. Barra për të siguruar rend dhe ligj gjithmonë së pari bie mbi qeverinë, jo qytetarët civilë.

Lajme të ngjashme