Serbët nuk heqin dorë nga targat ilegale, Policia nis zbatimin e vendimit - Gjithçka që ndodhi në veri - NACIONALE

Serbët nuk heqin dorë nga targat ilegale, Policia nis zbatimin e vendimit - Gjithçka që ndodhi në veri

1 vit më parë

nga Arbër Ramadani

Veturat nga Serbia hynin në Kosovë si çdo ditë tjetër, vecse këtë herë ato që kishin targa ilegale KM dhe të ngjashëm, qortoheshin nga Policia e Kosovës.

Qortimi përmes një flete A4, nuk u pëlqeu serbëve të cilët në veturat e tyre kishin targat tashmë të shpallura ilegale edhe me vendim të Qeverisë.

“Na i kanë dhënë do letra. Nuk kam lidhje, palidhje, se di çka do të thotë. Tash jemi duke shkuar në Zubin Potok”

Deri në mesdite, në Jarinjë Policia e Kosovës ka shqiptuar dhjetëra qortime.

Deri tash i kemi shqiptuar rreth 30 qortime. Nuk po rezistojnë, po i marin, e poi pranojnë pa ndonjë problem.” I ka thënë një zyrtar policorë Nacionales, prapa kamerave.

Që nga orët e mëngjesit, në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, përveç policëve të Kosovës, u panë edhe vetura të EULEX-it.

Në terren gjithashtu ishin edhe karabinerët italianë dhe ekipe të tjera të KFOR-it.

Qytetarët serbë që u ndalën të folin për mediat e Kosovës, thanë se nuk do t’i ndërrojnë targat.

“Është qesharake. Nuk do ti ndrroj, sikur po lujn me neve, nuk i ndrrojmë tabelat. Nuk kam nevojë ti ndërroj tabelat, se unë jom prej Serbisë nuk jam i Kosovës. Ka pasur mjaftueshëm luftë, shumë të rinj kanë humbur jetën. Mendoj se lufta nuk ësht ëe nevojshme, por ndonjë marrëveshje duhet të arrihet. Ne njerëzit e zakonshem këtë nuk e dimë, ndoshta e din këtë Europa e bota apo qeveria jonë në njëfarë mënyre tash edhe Qeveria e Kosovës.” ka thënë një serb.

Dhjetëra kilometra larg Jarinjës, në qendër të Mitrovicës së Veriut ishte situatë krejt tjetër

Aty veturat me regjistrim KM lëviznin lirshëm dhe pa u penguar nga askush, edhe pse një veturë e Policisë së Kosovës, ishte shumë afër tyre.

Qortimi, është masë sanksionuese e paraparë në Ligjin për Kundërvajtje, i cili është sanksion më i vogël se gjoba, e shqiptohet para saj.

Kjo masë, si fazë e parë e vendimit të “shkallëzuar” të Qeverisë, do të vlejë nga sot e për 3 javët e ardhshme.

Pas 3 javëve fillon faza e dytë e implementimit të vendimit, që është gjoba, e cila për dallim nga qortimi shoqërohet me konsekuenca ligjore e materiale.

Rezistencë ndaj këtij vendimi kanë paralajmëruar Beogradi zyrtar, e strukturat ilegale në Kosovë.

Anipse rezistenca nuk u pa në ditën e parë të implementimit, forcat e Kfor-it e EULEX-it, po monitorojnë 24 orë situatën në terren.

Si erdhe deri te vendimi, kërkesa e Shteteve të Bashkuara – e “ftohtësia” e Kurtit

Amerikanët ishin shumë këmbëngulës në lidhje me kërkesën për shtyerjen e këtij vendimi. Madje i dërguari i posaçëm i ShBA-ve, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javen e kaluar, kur po qëndronte në Prishtinë, tha se kjo është një kërkesë personale e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Antony Blinken.

“Biseda jonë për këtë është ende në një fazë të ndjeshme. Shpresoj shumë që do të zgjasin afatin, shpresoj se do të pranojnë kërkesën e vendeve të Quintit dhe kërkesën personale të Sekretarit të Shtetit për ta shtyrë atë për ta bërë zbatimin më pak kaotik dhe për të krijuar kushtet për zbatimin e duhur” pati thënë Escobar.

Telefonata që “s’e pamë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar të enjten me Derek Chollet, këshilltar Special në Departamentin Amerikan të Shtetit. Por deklarimin në lidhje me këtë telefonatë, shefi i ekzekutivit e pati goxha ndryshe nga zyrtari amerikan.

Ky i fundit, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, ka bërë të ditur se një prej çështjeve që u diskutua në bisedën mes tyre, ka qenë shtyrja e zbatimit të vendimit për targat.

Veç kësaj, Kurti e Chollet kanë diskutuar edhe për shamngien e tensioneve.

Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Chollet.

Kryeministri kosovar, duket se ka fshehur pjesët kryesore që i diskutoi me këshilltarin amerikan.

Asnjërën prej dy detajeve të lartëpërmendura, Kurti nuk i përmendi , i cili në postimin e tij të publikuar para se të reagonte Chollet, tha se kanë folur për “mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën".

Sot fola me Këshilltarin Special Amerikan, Derek Chollet dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën për integrimin euroatlantik. Siç tregohet në @TheËJP Raporti i vitit 2022, Kosova duke u renditur si e para në ËB6 dhe i dyti më i përmirësuar në nivel global, ne përsëri dëshmojmë se sundimi i ligjit shkon krah për krah me paqen, sigurinë dhe demokracinë”, shkroi Kurti.

Lajme të ngjashme