Avokati thirrje Përparim Ramës: "Pashë votën e qytetarëve dhe pashë tatimin në pronë hajdeni lidheni kanalizimin"
Avokati Xhevdet Smakiqi ka bërë thirrje ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për rregullimin e një kanalizimi në rrugnë Don Shtjefën Kurti në Prishtinë.
Ai ka kërkuar që për hir të votave dhe për hir të pagesës së tatimit në pronë të bëhet rregullimi i këtij kanalizimi.
“Pashë voten e qytetarëve te Prishtines dhe pashë tatimin në pronë te banorëve te Rruges Don Shtjefan Kurti, Malush Kosova, Agim Prodani, hajdeni lidheni në kanalizim dy familjet në Rr. Don Shtjefan Kurti Mati I Prishtinë.”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Shkrimi i tij i plotë:
Perparim Rama Alban Zogaj dhe Krenar Xh Xhaferi
Pashë voten e qytetarëve te Prishtines dhe pashë tatimin në pronë te banorëve te Rruges Don Shtjefan Kurti, Malush Kosova, Agim Prodani, hajdeni lidheni në kanalizim dy familjet në Rr. Don Shtjefan Kurti Mati I Prishtinë.
Qe disa vjet rrjedhë uji dhe fekalet për dy metra gyp, e pa justifkushme.
Është e dyta herë qe i'u shkruaj publikishtë, Drejtorit te nderuar qe kam fjalë te mira per sukseset e tij Krenar Xhaferit i kam shkruar dhe në Viber numër të tij personal e ka lexuar, por uji dhe fekalet po rrjedhin 24h në rrugën Don Shtjefan Kurti.
Tash fillojnë ngricat dhe rreshqasin automjetet kamionat, mund te ketë pasoja fatale në njerzë.
