Avokati Smakiqi për targat: Policia e Kosovës nuk ka autorizime të lëshojë qortime si zëvendësim për gjoba - NACIONALE

Avokati Smakiqi për targat: Policia e Kosovës nuk ka autorizime të lëshojë qortime si zëvendësim për gjoba

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Xhevdet Smakiqi, ka shpejguar vendimin e Qeverisë Kurti për targat ilegale, ku një pikë e këtij vendimi thotë se do të bëhet qortimi i ngasësve të automjeteve me targa ilegale.

Smakiqi ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka autorizim që të lëshojë qortime si zëvendësim të gjobave.

Ai thotë se vendimi i Kurtit për targat është kundërligjor dhe se zgjidhja për këtë çështje është që të bëhet Ligji për Amnesti.

E kam theksuar dhe përseritur se zgjidhja juridike në këtë rast ka qenë dhe mbetet Ligji Për Amnesti ku do te perfshihej edhe afati kohor edhe lirimi nga pagesat e doganimit dhe kontrollimit teknik. Madje edhe sikur sot te nënshkruhet Marrveshja Finale Kosovë Serbi, prapë se prap çeshtja e targave do te merrte kohe 1 deri 2 vjet dhe gjithashtu do te obligonte Kosoven te nxjerrte një ligj per amnesit dhe lirim nga pagesat e doganimit dhe kontrollimit teknik.”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij:

Policia e Kosoves nuk ka autorizime te lëshoi çortime si zëvendësim te tiketave/gjobave!

Te jemi korrekt, në asnjë dispozitë te Ligjit Per Kundërvjatje, e as në Ligjin Për Trafikun Rrugor, e as në Ligjin Për Automjetet, Policia e Kosoves-Njësisa e Trafikut Rrugor nuk autorizohet më vendos apo shqiptuar masen administrative "Çortim" qe u shpikë nga Qeveria per drejtuesit e automjeteve me targa KM, GL, UR, PR, PE, PZ etj te ish sistemit KSAK-së.

Prandaj Qeveria më këtë vendim qesharak kundërligjor po krijon tensione në Veri, po e zbehë ushtrimin e sovranitetit dhe e më e rëndësishmja po e humb seriozitetin dhe autoritetin e policisë së Kosoves, duke i detyruar te lëshoi çortime.

E kam theksuar dhe përseritur se zgjidhja juridike në këtë rast ka qenë dhe mbetet Ligji Për Amnesti ku do te perfshihej edhe afati kohor edhe lirimi nga pagesat e doganimit dhe kontrollimit teknik.

Madje edhe sikur sot te nënshkruhet Marrveshja Finale Kosovë Serbi, prapë se prap çeshtja e targave do te merrte kohe 1 deri 2 vjet dhe gjithashtu do te obligonte Kosoven te nxjerrte një ligj per amnesit dhe lirim nga pagesat e doganimit dhe kontrollimit teknik.

E keqja është se vendimet e Qeverisë Kryeministrit janë populliste për like ne facebook assesi për zgjidhjen e problemeve te Kosoves.

Lajme të ngjashme