Avokati Smakiqi: Haxhiu mos të sillet si hetuese e kryeprokurore, të veprojë për mungesën e oksigjenin në Pallatin e Drejtësisë
Avokati Xhevdet Smakiqi, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po vepron si hetuese e herë si kryeprokurore teksa nuk po deklarohet për vendimin e Këshillit Prokurorial për reduktimin e punës për shkak të kushteve të rënda në Pallatin e Drejtësisë.
Smakiqi ka thënë se bash për këtë rast duhet të reagojë ministrja Haxhiu.
“Por jo nuk i mbështet nuk reagon sepse vetingun ajo e keqkupton e mendon si luftë partiake qe stafi i Prokurorisë dhe Prokurorët te mos kenë mjaftueshem oksigjen.”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.
Shkrimi i plotë i tij:
Te nderuar miq!
Pasiqë Ministrja e Drejtësisë i'a ka huqur fortë mandatit te saj, kur deklarohet publikishtë herë si Kryetare e Kolegjit Penal, herë si Gjyqtare e vetme gjykuese, herë si Gjyqtare e Procedures Paraprake, herë si Kryeprokurore, herë si hetuese, pse nuk po deklarohet për ankesen dhe vendimin e KPK-së te djeshem ku ne Pallatin e Drejtësisë mungon oksigjeni dhe stafi ka pësuar deme shendetsore.
Prandaj bash këtu Ministrija e Drejtësisë duhet ta mbështet KPK , sepse mungesa e ajrit dhe mos hapaja e dritareve dhe ajrosja e objekteve publike i takon dhe është përgjegjesi e Ekzekitivit saktësishtë MPB-së Depertamentit Per Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Objekteve Publike.
Por jo nuk i mbështet nuk reagon sepse vetingun ajo e keqkupton e mendon si luftë partiake qe stafi i Prokurorisë dhe Prokurorët te mos kenë mjaftueshem oksigjen.
Ministrja e Drejtësisë mos te bëhet merak, sepse secili do te hetohet arrestohet akuzohet gjykohet sikurse edhe ajo vet qe është e akuzuar për vepren penale te hudhjes se gazit ne Kuvend.
