Avokati Koci tregon se pse nuk na duhet tash liberalizimi i vizave, rrëfen një bisedë - NACIONALE

Avokati Koci tregon se pse nuk na duhet tash liberalizimi i vizave, rrëfen një bisedë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk na duhet në këtë kohë kur sipas tij, trendi i emigrimit të popullatës është i madh.

Koci ka rrëfyer një bisedë që ka pasur sot në mëngjes me një burrë i cili kishte punuar në një kafiteri afër zyrës së tij e që tashmë ka shkuar në Suedi.

Ai ka thënë se fenomenin e ikjes po e vërën pasi krijon lehtë miqësi.

Reagimi i Kocit:

Nuk do të na duhet liberalizimi i vizave, me këtë trend të emigrimit të popullatës.

Krijoj miqësi shumë lehtë, prandaj edhe po e vërej këtë fenomen.

Shumica prej djemve dhe vajzave që kanë punuar në kafene dhe parkingje ku une gravitoj, e kanë gjetë mënyrën me e fillu jetën e re, jashtë Kosovës.

I njoh me emra dhe mbiemra. Më ka ndodhë me pi kafe dhe me bisedu për hallët e tyre.

Sot në mëngjes, një burrë rreth të 40-ave - ka punuar në kafene afër zyrës, m’u lajmërua prej Suedisë.

Gjynah se shumë punëtor dhe person i mirë është.

Gruan dhe fëmijet i kishte marrë me vete.

Sipas tij, ka lindë për së dyti.

Lajme të ngjashme