Avokati Koci pretendon se ka frikë për pozitën e drejtorit të Policisë: Kanë aplikuar pesë, të kualifikuar janë 160 - NACIONALE

Avokati Koci pretendon se ka frikë për pozitën e drejtorit të Policisë: Kanë aplikuar pesë, të kualifikuar janë 160

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci, pretendon që ka frikë për të aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Koci ka thënë se për këtë pozitë deri më tani kanë aplikuar vetëm pesë persona, ndërsa sipas tij, të kualifikuar për këtë pozitë janë së paku 160 persona.

Ai ka bërë thirrje që të aplikohet dhe të mos frikësohen.

Shkrimi i Kocit në Facebook:

Për postin e Drejtorit të Policisë, kanë aplikuar vetëm pesë individ.

Të kualifikuar për të aplikuar për këtë pozitë, janë së paku 160 persona.

E pse na ka dalë zani që lakmojmë poste të larta? 🙂

Aplikoni. Mos u tutni!

Lajme të ngjashme