Avokati Berisha: Kjo që ndodhi sonte do të shënojë dënimin e parë me burgim të përjetshëm - NACIONALE

Avokati Berisha: Kjo që ndodhi sonte do të shënojë dënimin e parë me burgim të përjetshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Besnik Berisha ka thënë se vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, do të shënojë rastin e parë të dënimit me burg të përjetshëm.

Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se dënimi mund të mos ekzekutohet, vetëm nëse “dorasi i jep aktgjykimin vetën akoma pa u dënuar nga gjykata”.

“Kjo qe ndodhi sonte ne oborrin e SHSKUK , ku ne rrethana akoma te panjohura ish bashkeshorti privoi nga jeta gruan shtatezene dhe u zhduke akoma pa gjurme, do shenoi denimin e pare ne Kosove me burgim te perjetshem (te konfirmuar ne secilen instance). Ky denim mund te mos ekzekutohet vetem nese dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u denu nga gjykata. Keshtu mendoj une!”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se një 35 vjeçare është vrarë në oborrin e repartit të Gjinekologjisë.

Siç ka raportuar gazeta Nacionale më herët, i dyshuari ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Nacionale ka mësuar se trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga IML.

Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj, e cila raportoi nga vendi i ngjarjes, ka mësuar se viktima ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe ishte në javën e fundit të shtatzënisë.

Lajme të ngjashme