Avdiu kërkon dorëheqje për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë: Ministri Murati duhet të marrë përgjegjësi
Aktivistja Zana Avdiu, ka kërkuar që edhe në rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë duhet të ketë dorëheqje të zyrtarëve të shtetit që janë përgjegjës.
Ajo ka kritikuar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, për mosmarrjen e përgjegjësive në rastin e sulmit ndaj të moshuarës në Pejë.
Avdiu ka thënë se edhe në këtë rast shteti ka dështuar.
“Prandaj, arsyetimi i ministrit “une vec e kam nenshkru se komisioni ma ka rekomandu” nuk qendron.”, ka shkruar ajo ndër të tjera në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Ministri Murati paska thene se “komisioni e ka vleresuar se mund ti jipet licensa”. Pra, pavaresisht qe ka pasur ankese nga nipi i nje te moshuare aty, pavaresisht qe ka pasur ankese nga ish menaxherja per dhunen qe ndodh aty- ministria e ka licensuar.
Tregoni dikush ministrit qe pozita nuk eshte per privilegje, por me marre pergjegjesi e me kry pune.
Per dhunumin e 11 vjecares, ka dhane doreheqje drejtori i policise. Per kete rast, kush me dhane doreheqje?
Kjo tregon qe shteti ka deshtu, sikur edhe ne rastet tjera. Prandaj, arsyetimi i ministrit “une vec e kam nenshkru se komisioni ma ka rekomandu” nuk qendron.
