Avdiu: A ka ndonjë vajtim nga kryeministri, presidentja etj. - se për dorëheqje nuk bahet fjalë - NACIONALE

Avdiu: A ka ndonjë vajtim nga kryeministri, presidentja etj. - se për dorëheqje nuk bahet fjalë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja, Zana Avdiu, ka thënë se shteti po vajton dhe nuk po vepron me rastet e vrasjeve të grave në Kosovë.

Avdi ka kritikuar reagimet e liderëve të vendit duke thënë se ishin veç vajtim dhe se sipas saj, nuk bëhet fjalë që të japin dorëheqje.

Miremengjesi, A ka ndonje vajtim nga Kryeministri, Presidentja, ministrja e drejtesise, nga Ministria e Shendetesise, nga Policia, nga Gjykatat, nga Qendra Sociale- se per doreheqje nuk bahet fjale. Nje grua u vra ne duar te shtetit, e shteti vec po vajton! Kur vritemi ne institucione te shtetit, ku mund t’jemi te sigurta ne?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe një grua rreth 35 vjeçare u vra të mërkurën mbrëma në oborrin e QKUK-së. Ajo ishte shtatzënë në javët e fundit të shtatzanisë.

Dyshohet se vrasësi është ish-bashkëshorit i saj, i cili raportohet se ende është në arrati.

Lajme të ngjashme