Analisti Shala tregon mënyrën e 'rahatimit' të Serbisë prej Kosovës - NACIONALE

Analisti Shala tregon mënyrën e 'rahatimit' të Serbisë prej Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Krenar Shala, ka thënë Serbia mund të rahatohet vetëm kur ta njohin pavarësinë e Kosovës pesë shtetet e BE-së, anëtarësimin në Këshillin e Evropës si dhe anëtarësimi në NATO.

Shala ka thënë se duke vepruar kështu, Serbia e kupton që manovrat diplomatike “pak me Moskën, pak me Brukselin nuk jep mo rezultate”.

Kështu populli serb e kupton që nuk ia vlen me u marr me Kosovën mo. Kështu edhe lidershipi serb shlirohet prej presionit dhe frikës që me e pranu realitetin e Kosovës së pavarur nuk ka rrezik që humbë vota.”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Pse e bombardoi NATO-ja Serbinë në 99’?

Për shkak se s’mujke me e zgjidhë problemin me dialog në Rambuje.

Pse bashkësia ndërkombëtare na tha shpalleni pavarësinë në 08’?

Për shkak se dështuan negociatat në Vjenë.

E tash pse po na thojnë “jepni diçka Serbisë se po dojmë me e rahatu”?!

Përvoja e ka dëshmu që kshtu Serbia nuk rahatohet; përkundrazi, bohet gjithnjë e më agresive.

Jo. Mënyra ma e mirë me e rahatu Serbinë osht me i shti 5 vendet e BE-s me na njoftë. Me na mundsu antarësimin në Këshillin e Evropës. Me na liberalizu vizat edhe me na shti në NATO.

Kështu, poashtu, e kupton që manovra diplomatike pak me Moskën, pak me Brukselin nuk jep mo rezultate. Kështu e kupton që ma mirë osht veq me Brukselin. Sepse, tek e fundit, Serbia osht e rrethume prej BE-së dhe NATO-s. Nuk ka qysh shkon me Moskën.

Kështu populli serb e kupton që nuk ia vlen me u marr me Kosovën mo. Kështu edhe lidershipi serb shlirohet prej presionit dhe frikës që me e pranu realitetin e Kosovës së pavarur nuk ka rrezik që humbë vota.

Lajme të ngjashme