Analisti Islami: Kurti e Sveçla nuk gëzojnë respekt te Policia pasi i kishin sulmuar e ofenduar
Analisti i politikës, Dardan Islami, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk gëzojnë respekt nga Policia e Kosovës, për shkak se kohë më parë i kishin ofenduar dhe sulmuar ata.
Sipas tij, as FSK-ja nuk ka respekt për presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Islami thotë se krerët e shteti janë “kalamaj të frustruar”.
Shkrimi i plotë i tij:
Sveqla dhe Alpini nuk gezojn respekt te policia e Kosoves, i pari i ka gjujt me gurre, e i dyti i ka fy dhe ju thojke pse spo shkoni ne veri, kur ishin opozite e plaste!
As Vjollca nuk gezon autoritet si komandante supreme n’FSK, e kjo miq eshte problem, sa per kta jo veriun, po na e marrin edhe Gillanin!
Edhe me shku ne zgjedhje e me i fitu 60%, nuk do te thote se do ta friksojn Vuqiqin, as KFOR-i spo e han me hy ne avantura te kalamajve te frustrum!
Vepra ska, mbetemi me llafe!
