Analist Syla e nis me 'hajgare' fjalën, por pastaj shqetësohet seriozisht për raportet me Amerikën - NACIONALE

Analist Syla e nis me 'hajgare' fjalën, por pastaj shqetësohet seriozisht për raportet me Amerikën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti popullor Valon Syla, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e të cilin e nis në mënyrë sarkastike por e përfundon me një seriozitet jokarakteristik.

Ai nis të flas fillimisht për një “të pame” në Gjakovë, ku ishte folur për raportin e Kurtit me Amerikën.

Më pas, flet për 21 nëntorin si (sic) “afatin e fundit të reflektimit të Qeverisë Kurti ndaj kërkesave të diplomacisë amerikane”.

Dhe në fund, për Memli Krasniqin.

Sidoqoftë, të trija këto tema janë të magnetizuara te raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, për të cilat Syla duket të jetë mjaft i shqetësuar.

Statusi i plotë:

Me një të pame në Gjakovë, i kish pyet njoni njerzit në kryeshnosh; A thu po na prish Albini me Amerikë?

Hajt se s'e len Amerika mu prish na me ta, ja kish kthy përgjigjen një plak gjakovar.

Sidoqoftë anekdotat anash, nesër 21 nëntori është afati i fundit i reflektimit të Qeverisë Kurti ndaj kërkesave të diplomacisë amerikane.

Por, në anën tjetër po me vjen mirë që opozita, e sidomos Memli Krasniqi i PDK po i takon krejt këta miq amerikanë që i dolën Kosovës krah gjatë historisë... prej Walkerit e deri te Alex Sorosi, e Dep. i Shtetit, këto nuk janë pak takime dhe kanë shumë rëndësi në këtë kohë të vështirë mos koordinimi të Qeverisë Kurti me amerikanë, e në kohë lufte të hapur me frontin me Rusinë.

Te kqyrim. Opozita qartë me amerikanë. Ta presim reflektimin e Qeverisë Kurti nesër.

Lajme të ngjashme