Politolog Ramadani pretendon që partitë opozitare besnikërisht po i shërbejnë pushtetit të Kurtit
Politologu Shkodran Ramadani ka kritikuar partitë opozitare në vend si “shumë të dëgjueshme” për kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka pretenduar se partitë opozitare ishin “absolutisht në shërbim të pushtetit”.
Më tej, ai ka akuzuar për tradhti ndaj arritjeve të mëhershme shtetërore opozitën por për tradhti edhe ndaj elektoratit aktual.
Ky qëndrim është në kontrast të plotë me qëndrimet e shprehura nga analistë dhe zyrtarë të Vetëvendosjes që gjatë ditës së djeshme akuzonin opozitën se po i shërbente agjendave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
