Analist Haliti për rrahjen e të moshuarës: Vajzat duhet t'i kalojnë ditët e netët në qeli - NACIONALE

Analist Haliti për rrahjen e të moshuarës: Vajzat duhet t'i kalojnë ditët e netët në qeli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Haliti ka reaguar pas publikimit të videos së rrahjes së pacientes së moshuar në qendrën “Orenda” në Pejë.

Ai ka thënë se njeriu është kafsha e vetme kaq brutale ndaj njeriut.

Kafsha e vetme kaq brutale ndaj njëriut është vet njeriu. Dhe sa më shumë të praktikojmë, aq më të shëmtuar bëhemi.

Këto vajza duhet që ditët dhe netët në vijim t’i kalojnë në qeli.”, shkroi z.Haliti.

Kujtojmë që një video e publikuar nga aktorja e njohur Kaltrinë Zeneli ka tronditur opinionin në Kosovë, pasi në video shihet teksa dhunohet një grua e moshuar, e cila është paciente në qendrën “Orenda” në Pejë.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket sikur të jenë infermiere. Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Zeneli ka shkruar se mënyra se si keqtrajtohet zonja në moshë, tregon se një gjë e tillë është normale në këtë qendër kujdesi.

Ndryshe për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës, duke konfirmuar se tashmë ka të arrestuar për këtë rast.

Lajme të ngjashme