Analist Haliti: Dimri do të jetë i gjatë, i stërmbushur me video propaganduese të VV-së
Analisti nga Londra, Afrim Haliti ka folur për videon e publikuar së fundi nga Lëvizja Vetëvendosje, ku sërish akuzohen qeveritë e kaluara për situatën në sektorin energjetik.
Haliti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se videoja e VV-së ka përmbajtje manipuluese.
“E vërteta është se ky dimër do të jetë i gjatë e i rëndë, më së shumti për shkak të mospunës së qeverisë Kurti, por duket poashtu që do të jetë dimër i gjatë e i stërmbushur me videoproduksione propaganduese e manipuluese me qëllim të mbulimit të dështimeve të njëpasnjëshme”, tha ai.
Tutje, Haliti ka ironizuar duke thënë “futeni në video edhe ekspertin gjerman të turbinave”.
Postimi i plotë:
Kohërat e dëshpëruara kërkojnë masa të dëshpëruara, e masat e dëshpëruara të qeverisë Kurti janë videoproduksionet manipuluese, përplot me rrena e mashtrime siç është edhe përmbajtja e videos manipuluese numër 3.
E vërteta është se ky dimër do të jetë i gjatë e i rëndë, më së shumti për shkak të mospunës së qeverisë Kurti, por duket poashtu që do të jetë dimër i gjatë e i stërmbushur me videoproduksione propaganduese e manipuluese me qëllim të mbulimit të dështimeve të njëpasnjëshme.
A nuk i ndreqet bojlerat e filterat tash a? Futeni në video edhe ekspertin gjerman të turbinave.
Me video nuk e zbutni dimrin.
Përshëndetje nga Kinostudio Vetëvendosja e Re.
Bravo që i risollet agregatat. Kjo mbase është e arritur impozante.
