Aktivistja Molliqaj: Secili rresht i deklaratave të Kryeministrit dhe Presidentes është gabim, fjalor primitiv
Aktivistja për të drejta të grave, Leonidë Molliqaj, ka bërë një reagim të ashpër ndaj fjalëve të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani mbi vrasjen e një gruaje shtatzënë mbrëmë në QKUK nga burri i saj. Ajo e quan fjalorin e tyre “primitiv”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në reagimin e mbrëmshëm u shpreh mes tjerash se “gruaja ishte vrarë nga burri që duhej ta mbronte”. E më pas u shpreh edhe se “ishin dy shqiptarë më pak, mund të jenë duke menduar armiqtë tanë”.
Ndërkohë, presidentja Osmani në reagimin e saj e kishte shkruar “burrë” në thonjëza, duke përforcuar idenë patriarkale se vrasësi nuk ishte tamam burrë.
Ajo i ka quajtur këto deklarata si “diskurs primitiv”.
“Secili rresht i deklaratave të tyre është gabim, si në rrafshin konceptual ashtu edhe atë njerëzor. Kryeministri dhe Presidentja po shfaqin arrogancë pushteti në raport me vrasjen e një gruaje. Ky diskurs primitiv nuk guxon të pranohet.”
