Aksidenti i rëndë në Llapushnik: Burrë e grua humbën jetën, djali i tyre në gjendje të rëndë - NACIONALE

Aksidenti i rëndë në Llapushnik: Burrë e grua humbën jetën, djali i tyre në gjendje të rëndë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Si pasojë e aksidentit në Llapushnik, dy persona mbetën të vdekur.

Fjala është për burrë dhe grua, çift bashkëshortor, Shemsi dhe Ajshe Gashi. Kështu bëhet e ditur në telegramin e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kurse, i lënduar rëndë ka mbetur djali i tyre, Fatlumi.

Njoftimi:

Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Gashi nga Llapushniku

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Llapushnik, ku humbën jetën bashkëshortët Shemsi dhe Ajshe Gashi, ndërsa është lënduar djali i tyre, Fatlumi.

Kryetari Lladrovci i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, duke u dëshiruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe. Po ashtu, të lënduarit Fatlum Gashit i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë.

Ngushëllime të sinqerta!

Lajme të ngjashme