Ambasada e ShBA-së vlerëson suksesin ndërkombëtar të kompanisë kosovare "Paketos" - NACIONALE

Ambasada e ShBA-së vlerëson suksesin ndërkombëtar të kompanisë kosovare "Paketos"

1 vit më parë

nga NACIONALE

A e dini se “Times Square” në qytetin e New York-ut tërheq 330 mijë vizitorë në ditë dhe mbi 174 milionë në vit?

Ekranet ikonike të reklamave në të gjenerojnë rreth 1,5 milion përshtypje çdo ditë, duke e bërë atë njërën nga hapësirat më të lakmueshme për reklamim në mbarë botën.

Është vendi ku brendet e shfaqin përsosmërinë e tyre në një skenë që shikohet nga bota.

Kur jemi te njohja globale, ç’thoni për këtë fotografi? Kompania kosovare “Paketos” ishte në dritat e mëdha këtë javë në New York dhe vazhdon të sjellë produkte amerikane drejt e te dera juaj!

Lajme të ngjashme