A do mund të shpëtohej foshnja e gruas së vrarë tek QKUK-ja, flet gjinekologu
Pas vrasjes së gruas shtatzënë, shumë pyetje u bënë se a ekzistonte mundësia e shpëtimit të foshnjës së saj nga mjekët.
Sipas gjinekologut, Dergut Aliu, ka qenë shumë e vështirë të bëhet sepse pas vdekjes së gruas kanë qenë në pyetje pak minuta që mund të shpëtohej foshnja, e që sipas tij, ka qenë e pamundur të arrihet nga mjekët e Gjinekologjisë.
“Pas vdekjes së nënës së ardhshme duhet kohë shumë e shkurtër për të ndihmuar për ta nxjerrë beben sa më shpejtë nga nëna eventualisht e vdekur. Këtu fillimisht është dashur të konstatohet a ka vdekur nëna apo ende është gjallë, sepse nëse do të ishte ende gjallë, atëherë brenda dy tre minutave mund të ndodhë edhe shpëtimi. Mirëpo në këtë rast derisa të vijë mjeku, derisa të përcaktojë a është nëna e vdekur shkon goxha një kohë dhe është shumë e vështirë të nxirrej bebja me operacion”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”, në Tëvë1.