2019, Kurti: Varfëria jonë po shndërrohet në greva, me ne në Qeveri mësuesit e mjekët do të jenë më mirë - NACIONALE

2019, Kurti: Varfëria jonë po shndërrohet në greva, me ne në Qeveri mësuesit e mjekët do të jenë më mirë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

“Me ne në Qeveri, mësuesit e mjekët do të jenë më mirë”, deklaronte Albin Kurti në vitin 2019. Tre vjet më vonë, atyre që guxojnë të mbajnë grevë, shteti që sot udhëhiqet nga lideri i LVV-së, po kërcënon t’ua pezullojë pagën.

Gjatë ditës së sotme u publikuan email-e të komunikimit të Ministrisë së Financave me anëtarët e këshillit grevist, në lidhje me pezullimin e pagave për punëtorët që po mbajnë grevë.

Ndërkaq, sekretari i këtij institucioni, Enis Spahiu, i tha REL-it se nëse edhe për një orë një zyrtar është në grevë, ai nuk do të paguhet për atë orë.

Gjatë gjithë ditës, ka pasur reagime ndaj Qeverisë së Kosovës në lidhje me këto kërcënime ndaj punëtorëve të sektorit publik, pikërisht në ditën kur nisi greva e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Para tri viteve, Albin Kurti deklaronte se varfëria e shtetit po shndërrohet në greva, e që sipas tij, askush nuk duron që Qeveria t’ia rritë pagën vëtes, e jo atyre që vërtet punojnë.

Kështu, ai premtonte se nëse udhëheq LVV, “statusi social i mësuësve e mjekëve do të jetë shumë më i mirë se sot”.

"Varfëria jonë po shndërrohet në greva, sepse as mësuesit, as mjekët, e askush nuk mund të durojë që Qeveria t'ia rritë rrogat vetes që nuk punon, e nuk ua rrit atyre që vërtetë punojnë. Kur Qeverinë ta udhëhëqë Lëvizja Vetëvendosje, ne do të kujdesemi që pabarazia mes tyre dhe qeveritarëve të zvogëlohet shumë, dhe statusi social i mësuesve dhe mjekëve të jetë shumë më i mirë se sot", deklaronte Albin Kurti në vitin 2019.

Lajme të ngjashme