Çereku i votave të numëruara: Këto janë më të votuarit deri tash ndër partitë politike - NACIONALE

Çereku i votave të numëruara: Këto janë më të votuarit deri tash ndër partitë politike

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Me çerekun e votave të kandidatëve të numëruara tashmë është krijuar një pasqyrë pikënisëse për të parë se kush do të jenë përfaqësues të popullit ndër partitë politike në Kuvend të Kosovës.

Kjo nga 490 vendvotime të proceduara prej 2 mijë e 498 sosh.

Nga partia Vetëvendosje prin Albin Kurti me afro 42 mijë vota të numëruara, të pasuar nga Glauk Konjufca me 32 mijë e 900 dhe Albulena Haxhiu me 18 mijë.

Në radhë vjen Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejuç Maqedonci, me të cilin mbyllet top 10shja e Vetëvendosjes.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, prin kryetari i tyre Bedri Hamza me 20 mijë vota, i pasuar nga Përparim Gruda me rreth 13 mijë dhe Arian Tahiri me 11 mijë.

Në radhë vinë Uran Ismajli, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Mërgim Lushtaku dhe Enver Hoxhaj.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin Vjosa Osmani me 13 mijë e 500 vota, e pasuar nga Lumir Abdixhiku me 12 mijë e 200 dhe Doarsa Kica-Xhelili me 9 mijë e 800.

Në radhë vinë Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Armend Zemaj, që kompleton top dhjetëshen deri më tash.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila deri më tash ka siguruar tetë deputetë, prin Ardian Gjini me 7 mijë e 519 vota, i pasur nga Ramush Haradinaj dhe Daut Haradinaj (ky i fundit ka njoftuar publikisht se ka liruar mandatin e tij prej deputeti)

Në radhë vinë Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Arbër Tolaj dhe Albana Bytyqi.

Lajme të ngjashme