Zyrtari i PDK-së pret "fitore" edhe për Ligjin për Byron, për Zyrtarët Publikë dhe për Energjinë - NACIONALE

Zyrtari i PDK-së pret "fitore" edhe për Ligjin për Byron, për Zyrtarët Publikë dhe për Energjinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi, pret edhe fitore të tjera ndaj ligjeve të Qeverisë Kurti.

Gashi në Facebook, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka hedhur poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ai ka thënë se pas kësaj, në rend për t’u hedhur poshtë janë edhe Ligji për Byron, për Zyrtarë Publikë dhe për Energjinë.

PDK, e bindur në drejtësi, po fiton të gjitha rastet për të ndalur pushtetin autoritar të Kurtit.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Pas fitores së rastit për;

Prokurorinë dhe KPMSHC, në Kushtetuese, pritën fitore edhe për;

1) Byron Politike të konfiskimit të pasurisë me vendime politike.

2) Për zyrtarët publik

3) Për Energjinë

PDK, e bindur në drejtësi, po fiton të gjitha rastet për të ndalur pushtetin autoritar të Kurtit.

Lajme të ngjashme