Zyrtari i lartë i LDK-së: Abdixhiku të takohet me Kurtin, pjesëmarrja në tavolina diskutimi s`është dobësi - NACIONALE

Zyrtari i lartë i LDK-së: Abdixhiku të takohet me Kurtin, pjesëmarrja në tavolina diskutimi s`është dobësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Murtezaj, e ka ftuar kryetarin e LDK, Lumir Abdixhiku, që t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit.

Ai ka bërë me dije se në situata kur Kosova nuk ka as Kuvend dhe as Qeveria pjesëmarrja në tryezë diskutimi është vlerë demokratike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Murtezaj ka shkruar se pjesëmarrja në tavolina diskutimi nuk është dobësi.

“Si një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim nesër. Në politikë, dhe në situata krize, kur Republika e Kosovës nuk ka Kuvend aktiv, dhe as Qeveri aktive, pjesëmarrja në tryezë diskutimi, pa hyrë në asnjë lloj paragjykimi, është vlerë demokratike dhe lidership. Kosova është shtet i ri dhe është esenciale që dialogu mes palëve të ndryshme, të shmang thellimet e krizave. Pjesëmarrja në tavolina diskutimi nuk është dobësi, përkundrazi, promovon vlerat demokratike dhe ndihmon në ndërtimin e një konsensusi për çështje komplekse dhe të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Murtezaj.

Lajme të ngjashme