Zyrtari i lartë amerikan: Keni fituar përshtypjen në Prishtinë se ushtarët tanë do jenë aty për çdo gjë - NACIONALE

Zyrtari i lartë amerikan: Keni fituar përshtypjen në Prishtinë se ushtarët tanë do jenë aty për çdo gjë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në bisedën e raportuar nga ambasadori në ShBA me Drejtorin e Zyres për Çështje të Evropës Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit është folur edhe për ushtarët amerikanë në KFOR.

Zyrtari i lartë amerikan McDowell në këtë bisedë ka akuzuar se përmes veprimeve të Qeverisë Kurti që sipas tij po i ngritnin tensionet panevojshëm po i jepej municion Serbisë që ta paraqiste në dritë të keqe Kosovën.

Por, në një pjesë të bisedës duket se zyrtarë amerikan është tensionuar edhe më zi.

Ai foli për ushtarët amerikanë të KFOR-it, duke u shprehur se ngritja e tensioneve po vinte në rrezik edhe jetën e ushtarëve amerikanë. Ndërkohë, shprehej edhe se ekzistonte një përshtypje në Prishtinë se “për çdo telashe ushtarët amerikanë do të ishin aty për t’ju nxjerrë nga gjendja e krijuar.”

Për fat të keq me ngritjen e tensioneve po vihet në rrezik edhe jeta e ushtarëve tanë. Sikur ka një përshtypje në Prishtinë që për çdo telashe ushtarët tanë do jenë aty për t’ju nxjerrë nga gjendja e krijuar. Zhvillimet e fundit po vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe kjo për ne është shqetësuese.” – ka thënë ai.

Edhe më herët, gjatë administratës Trump, zyrtarët amerikanë e kishin përmendur KFOR-in dhe mundësinë që të përdorej si levë presioni ndaj Kosovës.

Lexo artikullin e plotë:

Lajme të ngjashme