Zyrtari i lartë amerikan arrin në Presidencë, takohet me Osmanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimin me ndihmës sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sndim të Ligjit në ShBA, Todd Robinson.
Takimi i tyre sapo ka nisur, derisa pas përfundimti, prtiet të ketë edhe konferencë për media.
Ndryshe prej presidentes, Robinson nuk do të ketë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.
“…Nga 20 deri më 22 mars, Robinson do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takojë Presidenten Vjosa Osmani dhe partnerët e INL-së në mbështetje të forcimit të sundimit të ligjit dhe sektorëve të drejtësisë.” - thuhej në agjendën e z.Robinson për vizitat në Kosovë dhe Shqipëri.

Si ishte shtyrë para 9 muajsh vizita e Robinson?
Para nëntë muajsh, Ambasada amerikane, në përgjigjen që Nacionale kishte kërkuar lidhur me shtyrjen e kësaj vizite, vetëm pati bërë thirrje ‘për deeskalim të situatës’
Në një përgjigje atëbotë për Nacionalen, Ambasada Amerikane kishte bërë thirrje edhe një herë për deeskalim të situatës.
“Për shkak të krizës aktuale në veri të Kosovë, ndihmës sekretari Robinson ka shtyrë vizitën e tij në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për deeskalimin e situatës dhe rikthimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.” – pati thënë një zëdhënës.
