Zveçan: Shtetasi i Shqipërisë derisa ishte në kamion sulmohet me gurë nga gjashtë persona - NACIONALE

Zveçan: Shtetasi i Shqipërisë derisa ishte në kamion sulmohet me gurë nga gjashtë persona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i Shqipërisë është sulmuar nga pesë-gjashtë persona në Rudar të Zveçanit.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, ai “derisa ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë me ç’ rast i kanë dëmtuar derën e kamionit”.

Raporti i plotë:

ASGJASIM APO DËMTIM I PASURISË

Rudar , Zveçan 17.06.2023-19:00. Ankuesi mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka raportuar se derisa ka qenë me kamion, 5-6 persona të panjohur e kanë sulmuar me gurë me ç’ rast i kanë dëmtuar derën e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore.

Lajme të ngjashme