Zv/ministri kërkon “të mos vlerësohet” diplomacia veç me faktin që s’ka njohje të reja - NACIONALE

Zv/ministri kërkon “të mos vlerësohet” diplomacia veç me faktin që s’ka njohje të reja

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Na është thënë e stërthënë – sikur “trailer” i një filmi që s’del kurrë – që Greqia është “veçse një hap larg/afër” njohje së Kosovës.

Këtë prospekt tejet abstrakt dhe pa ekzistencë fizike e përsëriti edhe vartësi i Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, Kreshnik Ahmeti i Vetëvendosjes.

Në një intervistë në KTV – ai e nxorri sërish këtë kartën e “një hap larg” njohjes duke e arsyetuar me ngritjen e nivelit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Athinë.

Skicën e këtij prospekti e mbushte me atë se “tash po nënshkruajmë dokumente të përbashkëta”; dhe kjo ia jepte atij – atë që na është thënë gjithmonë, e që s’është bërë kurrë – se “Greqia është një hap afër”.

Greqia e shënon Kosovën në gjithçka të saj me asterisk që ia mban pezull mbi emër “për të mos ia paragjykuar statusin” dhe duke citer hem-Rezolutën 12/44 hem-Opinionin e GjND-së rreth legalititetit dhe legjitimitetit të Pavarësisë së Kosovës.

Por, që Greqia s’do ta bëjë këtë hap njohës – ndonëse ministri grek i jashtëm udhëton në Prishtinë në shpeshtësi të madhe dhe e përqafon ngrohtësisht kryeministrin kosovar, Albin Kurti – ishte presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou e cila midis Beogradi njoftoi që nuk bëhet fjalë për njohje.

I kishte thënë edhe medias serbe “Politika” edhe gazetarëve serbë se “qëndrimi i Gerqisë rreth Kosovës mbetet i pandryshuar” por se ndaj Kosovës “ndjek qasje konstruktive”.

Por, Ahmeti i VV-së, jep një paramendim: afër janë.

Ka pasur progres jashtëzakonisht të veçantë me Greqinë; ku përveç se ngritur statusin e zyres sonë që nënkuptonte formalizim të marrëdhënieve të zyrës sonë, të përfaqësisë sonë atje dhe MPJD; kemi filluar të nënshkruajmë dokumente të përbashkëta me Greqinë, memorandume bashkëpunime e t të tjera. greqia është një hap afër njohjes së Kosovës për mendimin tim”, ka thënë Ahmeti në KTV.

Por ama, sipas Ahmetit, njohjen nuk janë gjithçka – sepse, thotë ai, Kosova edhe ashtu ka qenë edhe është “etabluar si një realitet në arenën ndërkombëtare; duke mos thënë që ajo nuk është e rëndësishme aspak”.

Njohja e shtetësisë së Kosovës – këngë kjo që s’e kemi dëgjuar më që nga qeverisja jetëshkurte dhe thuasje teknike e Avdullah Hotit – nuk është gjithçka, mendon zëvendësministri i jashtëm Ahmeti. “Është veç një çelës”, thotë ai.

Unë besoj që në kontekstin aktual e Republikës së Kosovës puna e politikës së jashtme nuk mund të vlerësohet vetëm me numrin e njohjeve”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër gjatë këtij mandati ne kemi arritur të nënshkruajmë mbi 200 marrëveshje të karaktereve të ndryshme me vende; kemi kthyer marrëdhëniet diplomatike me Pallaun ; kemi vendosur marrëdhënie diplomatike me Timorin Lindor; kemi akredituar një ambasadorësh në vende të ndryshme ku më herët nuk kanë qenë të akredituar; po e hapim misionin e parë në Poloni, Varshavë, tash”, thotë ai.

Besoj që gjatë vitit të ardhshëm do të hapim edhe një numër misionesh të tjera ku nuk kemi pasur më herët. Arritëm liberalizimin e vizave”, thotë mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme