Zv/Ministri i Mbrojtjes mohon se ka pasur pjesëtarë të FSK-së në ngarjen e rëndë dje në “Bon Vivant”
U raportua gjerësisht se i vrari mbrëmë një ngjarjen e rëndë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ishte pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe një prej të plagosurve gjithashtu, por Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, mohon se ka pasur të përfshirë persona që janë pjesë e FSK-së.
“Mund të ju konfirmoj se i vrari në këtë ngjarje tragjike nuk është pjesëtar i FSK-së dhe nuk ka të përfshirë nga FSK-ja në këtë rast”, është shprehur Syla për Klan Kosovën.